Aksidentohet Adem Grabovci, policia jep detaje

Nuk ka të lënduar në aksidentin që u raportua se u përfshi zyrtari i PDK’së, Adem Grabovci.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë pati vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 20:00 është shkaktuar një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Peje ne dalje te autostrades te Gjurgjica dhe raportohet vetem per deme materiale. Njesitet kompetente policore po trajton rastin”, ka thënë Hoxha. /Ballkani.info/