Mbrëmë rreth orës 21:17 minuta, në rrugën tek Katedralja në Prishtinë janë aksidentuar tri vetura.

Në aksident janë përfshirë një veturë Golf IV, një Fiat dhe një Range Rover.

Sipas policisë, në aksident janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:17 dhe në të janë përfshirë tri vetura. Në aksident janë lënduar katër persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë për Ballkani.info, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ballkani.info ka siguruar video nga vendi ngjarjes ku shihen veturat e aksidentuara: