Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur para pak çastesh tek “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”.
Sipas pamjeve të dërguara nga një lexues i lajmi.net i cili ka qenë dëshmitar i aksidentit, vetura e parë ka frenuar e para, ndërsa dy të tjerat e kanë goditur nga pas.
Dëshmitari ka bërë të ditur se vetura e parë kishte frenuar për shkak se disa këmbësorë kanë kaluar rrugën me shpejtësi.







