Aksidentohen tri vetura në Kaçanik (FOTO)

Gjatë ditës së sotme, ka ndodhur një aksident trafiku në Kaçanik, ku janë përfshirë tri vetura.

Sipas dëshmitarëve, të aksidentuarit nuk kanë pasur lëndime të rënda.

Policia dhe ekipet mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes. /Ballkani.info