Fushë Kosovë

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident janë lënduar dy persona.

““Sot rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.