Prishtinë

Aksidentohen dy vetura në qendër të Prishtinës, bllokohet rruga

Disa minuta më parë një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Luan Haradinaj në afërsi të Neë Born në Prishtinë.

Dy vetura janë aksidentuar, ndërsa nuk është raportuar për lëndime të rënda.

Në fotografitë që janë dërguar për Ballkani.info shihen veturat e aksidentuara, ndërsa është thënë se është bllokuar rruga dhe po pritet Policia në vendin e ngjarjes. /Ballkani.info/