Dy vetura janë aksidentuar mes vete mesditën e së dielës në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi, në aksident janë të përfshira një veturë e tipit “pick-up” dhe një tjetër e tipit “Suzuki”.

Në vend të ngjarjes kanë dalë policia dhe autoambulanca.