Një aksident ka ndodhur në qendër të Podujevës disa çaste më parë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa sipas dëshmitarëve të aksidentuarit kanë marrë lëndime të lehta trupore, transmeton Ballkani.info.
Në fotot e dërguara nga një lexues, shihet edhe njësiti i Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes. /Ballkani.info










