Ferizaj

Aksidentohen dy vetura në Ferizaj (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Ferizaj-Nerodime.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi ku shihet se dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, si pasojë e kushteve atmosferike, një aksident trafiku ka ndodhur sot edhe në aksin rrugor Prizren-Shtime, në fshatin Duhël.