Një aksident trafiku ka ndodhur disa çaste më parë në Istog.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa njëra prej tyre është rrotulluar, transmeton Ballkani.info.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ose personat e lënduar, por sipas dëshmitarëve të aksidentuarit kanë pësuar vetëm lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes pritet të dalin njësitet e policisë. /Ballkani.info