Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjarët e viktimave që pësuan aksident në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur shqetësim për aksidentet e shpeshta me fatalitet që po ndodhin në komunikacion.

Ai gjithashtu apeloi që të gjithë qytetarët ta shtojnë kujdesin në trafik, e Policia e Kosovës ta rris kontrollin, veçanarisht tani gjatë sezonës verore kur kemi një komunkacion të ngarkuar.

Në aksidentin në fshatin Fortesë të Rahovecit mbetën të vdekur tre persona dhe disa të tjerë u lënduan.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Haradinajt:

loading…