Aksidenti fatal i mbrëmjes së sotme në Tapizë të Tiranës shkaktoi dy të vdekur dhe dy të plagosur.

Policia ka dhënë një informacion paraprak rreth kësaj ngjarje shumë të rëndë si dhe ka publikuar inicialet e viktimave.

Ja informacioni i policisë për ngjarjen

Në segmentin Tapizë-Kamëz tek rrethrrotullimi i Tapizës, mjeti markes Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja shtetasja RR.Gj 28 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të daljes nga rruga.