Aksidenti tragjik me 45 viktima: Takohen Rumen Radev dhe Zoran Zaev

“Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë bashkë në pikëllimin e viktimave të aksidentit të rëndë në autostradën e Strumës, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të RMV-së dhe u plagosën 7 të tjerë”.- Advertisements –

Ky ishte qëndrimi i përbashkët i presidentit Rumen Radev dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , të cilët u takuan sot, njoftoi zyra për shtyp e kreut të shtetit të Bullgarisë.

Rumen Radev i shprehu ngushëllime Zoran Zaevit për dhjetëra viktimat në aksidentin e autobusit, ndërsa kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut i shprehu ngushëllime kreut të shtetit bullgar për zjarrin e djeshëm në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Royak, shkruan Novini.bg.

“Bullgaria ka ndërmarrë veprime në kohë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit rrugor në autostradën e Strumës, identifikimin e të vdekurve, ofrimin e ndihmës dhe trajtimit të viktimave, Bullgaria është e gatshme t’u sigurojë atyre të gjitha informacionet për rastin”, u theksua gjatë takimit./Alsat.mk