detaje
Aksidenti tek Liqeni i Badovcit, policia jep detaje
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Një gjë të tillë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
“Sot rreth orës 09:00,në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, bëri të ditur ajo për mediumin. /Lajmi.net/