Aksidenti në Vragoli, këshilltarja e Kurtit thotë se një nxënëse ka marrë lëndime të lehta

Ministria i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nxënësit nga Presheva që ndodheshin në autobusin që u aksidentu me një kamion në fshatin Vragoli, se njëra nga nxënëse ka marrë vetëm lëndime të lehta dhe ndërsa të tjerët kanë kaluar pa lëndime.

Kështu ka bërë të ditur Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti.

Sinani ka njoftuar se ka biseduar me ministrin Vitia, pas vizitës së tij në QKUK.

Postimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia, ishte në vizitë në QKUK ku po trajtohen nxënësit e shkollës së mesme teknike “Presheva”.

Ai na informoi se përveç njërës nga nxënëset e cila ka lëndime të lehta trupore e cila ka marrë ndihmën e menjëhershme, të gjithë të tjerët kanë kaluar pa lëndime. Poashtu njërës nga nxënëset i është bërë CT skenim për rast sigurie.