Aksidenti në Prishtinë, Policia: Viktima vdiq në vendin e ngjarjes

Një person që po drejtonte një furgon e ka goditur për vdekje një biçiklist gjatë mbrëmjes së martë në Prishtinë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Rreth rrotullimi Ura e madhe, Prishtinë (NN) 06.12.2022 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar një kombi Mercedes me targa vendore, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes godet një biçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është mare nga mjekësia ligjore, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.