Aksidenti

Aksidenti në Prishtinë, njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në Prishtinë, ku ishin përfshirë dy motoçikleta dhe një veturë.

Njëri nga ta është në gjendje të rëndë, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike dhe Universitare.

Lidhur me këtë detaje ka dhënë doktori Avdush Bajgora.

“Gjendja e tij është e rënduar. Ai ka lëndime në kokë, në unazën e dytë të qafës, nuk e ka prekur boshtin spinal. Po ashtu ka edhe lëndime në kraharor. Ka lëndime edhe në femur (ashti i kofshës)”, tha Bajgora.

“Pacienti po trajtohet në Qendrën Emergjente. Po vazhdojmë ta kemi nën monitorim”, tha ai.