Rizah Bytyçi

Aksidenti në Mushtisht: Bie nga pema, vdes 71-vjeçari

Krasitja e një trupi të arrës në oborrin e shtëpisë, i kushtoi me jetë.

Rizah Bytyçi nga Mushtishti i Suharekës, vdiq paraditen e së dielës pasi kishte hipur në pemë nga e cila rrëshqiti.

71-vjeçari që u varros të hënën pasdite ra nga një lartësi rreth 3 metra.

Reshat Selimi, kryetar i fshatit Mushtisht tha për Klan Kosova se mjekët që dolën në vendngjarje vetëm konfirmuan vdekjen e papritur të mushtishtasit, të cilin sipas tij e donin krejt fshati.

Ai ka qenë aq vital e aq mirë e ka ndjerë vetën sa edhe ata që ishin më të ri ia kemi pas lakmi.

Vdekja aksidentale e tij, mërziti edhe shokët e të ndjerit.

E pamja për të moshuarin do të mbahet tri ditë tek shtëpia e tij në Mushtisht.