Aksidenti në Maqedoni, Fero nderon viktimat, nuk e publikon këngën e re

Mbrëmë ka ndodhur një aksident shumë i rëndë në aksin rrugor Shkup-Tetovë.

Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 15 persona dhe shumë të tjerë janë të lënduar.

Ngjarja që ka tronditur gjithë shqiptarët, u komentua edhe nga reperi Fero.

Ai në Instagram ka hedhur një fotografi ku tha se nuk do ta lansojë këngën e re “Baba për Ikona” sot, në nderim të viktimave.

Po ashtu, reperi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe tha se kënga do publikohet të premten.