Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në Bresolc të Gjilanit.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajon e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojm se në aksidentin mes tri automjeteve, që ka ndodh me me datë 31.10.2024 rreth orës 15;00h ,ku si pasoj e këtij aksidenti kanë qenë të lënduar tre persona. Ata janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente për ndihmë mjeksore. Pasagjerja shtease e Kosovës (1978), si pasojë e lendimëve të marra në aksident ka nderruar jetë ku vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QE-Gjilan”, ka thënë Hashani.

Ai ka treguar se me vendim të prokuroit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dergohet në obduksion. Hetues policor të aksidenteve nga njësiti i trafikut rajonal janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë./Ballkani.info/