Aksidenti në Bardhosh: Ja cila është gjendja shëndetësore e çiklistit dhe shoferit të veturës

Aksidenti që ndodhi pak më parë në rrugën Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Bardhosh, shkaktoi lëndime jo të rënda ndaj çiklisti dhe një shoferi të automjetetit.

Këtë për Ballkani.info e bëri të ditur zëdhënësi i policisë së Kosovës Agron Borovci.

“Edhe çiklisti edhe drejtuesi i automjetit kanë marrë lëndime të lehta nga aksidenti, dhe të dy personat kanë kërkuar ndihëm në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovë” shtoi Borovci.

Aksidenti në Bardhosh është vetëm njëri nga shumë të tilla që ndodhën sot në vend. /Ballkani.info