Aksidenti i rëndë mori jetën e motoristit në Komoran, pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralën Pejë-Prishtinë. Si pasojë, një person ka humbur jetën.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot, më 26.07.2020, në ora 15:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Sipas ekipit mjekësor një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore e autostradës  po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes”, ka shtuar ai.