Aksidenti horror pranë tunelit, drejtuesi i mjetit u gjet i djegur FOTO

Një aksident i rëndë automobilistik u shënua mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se një autoveturë është përplasur me një kamion dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Seat”.

Nga raportimet e para mësohet se ai ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me kamionin.

Mjeti “Seat” ka shpërthyer në flakë pas përplasjes, ndërsa viktima është transportuar drejt morgut të Elbasanit, por prej dëmtimeve të rëndë nga aksidenti nuk është identifikuar ende. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. Skena e aksidentit ngjan me të vërtetë dramatike.

loading…