Aksidente të rënda në Fushë Kosovë dhe Prishtinë FOTO

Dy aksidente kanë ndodhur këtë mbrëmje për të cilat raportohet se janë lënduar katër persona. Njëri aksident ka ndodhur te katedralja në Prishtinë, ndërsa tjetri në Fushë-Kosovë. Si rezultat i aksidentit te katedralja, rruga u bllokua për disa kohë.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Janë raportuar dy aksidente trafiku, njëri tek Katedralja në Prishtinë në ora 19:15 dhe tjetri në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë në ora 20:00. Në të dyja aksidentet kanë qenë të përfshira nga dy vetura dhe të lënduar nga dy persona”, ka konfirmuar Krasniqi.

Aksidenti që ndodhi te Katedralja e Prishtinë bllokoi rrugën për pak kohë, derisa dëshmitarët e vendit të ngjarjes thonë se e gjithë kjo u bë pasi dyshohet se vetura Audi A3 ka filluar të marrë flakë.

Thuhet se një vajzë ka thyer këmbën dhe një djalë dorën si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Ballkani.info sjellë fotografi nga aksidenti në Fushë-Kosovë:

loading…