Aksidente në Klinë, 7 të lënduar – 2 prej tyre rëndë

Dy aksidente të ndara kanë ndodhur në dy fshatra të Klinës, brenda një ore, njëri në Gllarevë e tjetri në afërsi të Zllakuqanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në dy aksidentet janë lënduar pesë persona, 2 nga të aksidentuarit në Gllarevë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetetësore dhe po dërgohen për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Aksidenti në Gllarevë ka ndodhur mes dy veturave, i njëjti ka përfunduar me dy persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, sipas informacioneve të para ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Gashi për Gazetën Express.

Fotografi nga vendi i ngjarjes:

“Ndërsa, në afërsi të fshatit Zllakuqan ka ndodhur një aksident mes dy veturave, pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Gashi tutje.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën thirrje për kujdes në komunikacion.