Lajmi i fundit

Aksidentalisht bie nga pema, vdes një 71 vjeçar në Suharekë

Një 71 vjeçar ka vdekur të dielën në fshatin Mushtisht të Suharekës. Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, ai ka ndërruar jetë pasi aksidentalisht ka rënë nga një pemë në tokë.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit.

“Sot me datë 10.12.2023, rreth orës 11:00 nga emergjenca në Suharekë është raportuar për një vdekje aksidentale. Policia sapo e ka marrë informtën ka shkuar ne drejtim të vendit të ngjarjes, incidenti kishte ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës. Dyshohet se viktima R.B. 71 vjeç ka rënë nga një pemë , nga lartësia 2-3 metra , me atë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.