Vranidoll

Aksident zingjiror në Vranidoll, krijohen kolona të gjata

Një aksident zingjiror ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë disa vetura, ndërsa nuk dihen arsyet e aksidentit.

Në pamjet e dërguara nga një lexues i lajmi.net, shihen kolonat e gjata që janë shkaktuar si pasojë e aksidentit që ka bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Kolonat e gjata kanë bërë që edhe automjeti i ndihmës së shpejtë të kalojë me vështirësi.

Ende nuk dihet për të lënduar nga aksidenti.