Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë tek ‘Albi Mall’.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë tri vetura.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia.