Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rozhajë të Malit të Zi.

Nga ky aksident tragjik ka mbetur i vdekur i riu nga Peja, Benjamin Lajqi.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook.

“Ngushëllime të përzemërta për humbjen e të riut nga Peja, Benjanim Lajqi, në aksidentin tragjik në Mal të Zi. Zoti e shpërbleftë me xhenet dhe i dhëntë forcë familjes dhe të afërmve për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë. U prehtë në paqe”, thuhet në njoftim.