Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve pranë Pallatit të Drejtësisë në Hajvali të Prishtinës.


Ende nuk dihet se sa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, mirëpo përveç policisë, në vendin e ngjarjes është parë të ketë dalë edhe autoambulanca.

Ky aksident ka ndodhur në rrugën “Holger Petersen”, ndërkohë që pritet edhe konfirmimi i Policisë dhe detajet sa i përket këtij rasti.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është raportuar edhe për një aksident tjetër trafiku të ndodhur në rrugën Podujevë-Merdare, i cili ka shkaktuar lëndime trupore te pesë persona.