Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh te Katedralja në Prishtinë.
Një veturë e ka goditur një motoçiklist tek semaforët.
Reporteri ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si një veturë me targa të huaja ka goditur motoçikletën.
Në vend të ngjarjes shihet se ka dalë Policia e Kosovës dhe po merret me rastin, ndërsa nuk shihet të ketë ambulancë.
Reporteri poashtu ka tentuar të marrë një përgjigje nga policia, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje.







