Në Smrekonicë të Vushtrrisë një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident është përfshirë një veturë, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës”, njoftoi Zahiti.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.