Një këmbësor ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e 04.12.2024 në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori rreth 75-vjeçar.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit  trupi i pa-jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”- thuhet në njoftimin e Policisë.