Edhe një tjetër aksident ka ndodhur sot.

Aksidenti në Skënderaj ndodhi mes ndodhi mes dy veturave ku si pasojë la të lënduar pesë persona.

Këtë për Ballkani.Info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë Avni Zahiti

“Një aksident trafiku me lëndime të lehta ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në mes dy veturave civile në Skenderaj, si pasojë e aksidentit pesë persona kan kërkuar tretmanin mjeksor në QKMF në Skenderaj”, tha Avni Zahiti.

Ndryshe, pak më parë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rajonin e Gjakovës.

Nga ky aksident ka humbur jetën një 40 vjeçar – shtetas i Shqipërisë dhe janë lënduar shtatë të tjerë, njëri nga ta fëmijë i cili është dërguar për trajtim shëndetësor në QKUK

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion./Ballkani.info