Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Sot rreth orës 15:40, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.