Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në Stanovc.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, tha se në aksident janë përfshirë  dy vetura civile, ku përveç dëmeve materilale lëndime ka pësuar një  person.