Aksident trafiku në rrugën kryesore në Lipjan, bllokohet rruga

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qendër të Lipjanit, përkatësisht në rrugën kryesore “Lidhja e Prizrenit”.

Siç bëhet e ditur, ky aksident ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të komunikacionit.

Ndërkaq, në këtë rast janë përfshirë disa vetura, ndërsa ende nuk është konfirmuar nga ana e Policisë nëse ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, ndërkohë si pasojë e aksidentit për pak kohë është bllokuar edhe rruga.