Aksident trafiku në Qyshk të Pejës (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Qyshk të komunës së Pejës.

Në aksident janë përfshirë një veturë e markës ‘VW’ dhe një kamion.

Policia e Pejës e ka bllokuar aksin ku ka ndodhur aksidenti duke organizuar trafikun në rrugë dytësore. /Ballkani.info