Gjatë ditë së djeshme në Prizren, konkretisht në fshatin Lubizhdë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga ngasësit, gjithashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Policia është ende duke e shqyrtuar rastin.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit vozitësi mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore gjithashtu janë shkaktuar dëme materiale. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raprtin policor.