Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në Prishtinë.

Saktësisht në vendin e njohur si tek “Xhamia e Llapit” dy vetura janë aksidentuar mes vete.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore si dhe ambulanca.