Aksident trafiku në Prishtinë, kamioni përplaset me veturën
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, më saktësisht te Xhamia e Llapit, njofton ‘Gazeta Blic’.
Në aksident janë të përfshira një kamion dhe një veturë e tipit Golf. Ashtu siç raporton gazetarja e ‘Gazeta Blic’, nga vendi i ngjarjes, ky aksident ka shkaktuar kolona të gjata.
Ndërkaq, policia ende nuk ka dalë në vendin e ngjarjes.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Kohëve të fundit, numri i aksidenteve është mjaft i madh. Policia e Kosovës ka apeluar tek vozitësit që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes.