Podujevë

Aksident trafiku në Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Nga ky aksident ka marrë lëndime drejtuesja e veturës.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com ku shihet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë kyqja e pasigurt e veturës në rrugë.