Aksident trafiku në Podujevë, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë tre persona.

Në aksidentin në fjalë janë përfshirë dy vetura, ndërsa dëme të mëdha materiale kanë pësuar që të dyja.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente, por nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.