lajmi i fundit
Aksident trafiku në Pejë, lëndohen katër persona
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zllapek të Pejës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë pësuar lëndime.
Gashi poashtu ka thënë se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.