Aksident trafiku në Mitrovicën e Veriut, lëndohen 3 zyrtarë policorë

Tre zyrtarë policor janë lënduar pasi një person me automjetin e tij e kishte goditur veturën e tyre.

Rasti ka ndodhur në veri të Mitrovicës rreth orës 20:50.

Të lënduarit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente.

“Mitrovicë Veri 17.04.2023-20:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, thuhet në raport.