Para pak minutash është shënuar një aksident në magjistralen Prishtinë- Prizren, më konkretisht në dalje të Suharekës.

Mësohet se në aksident dy vetura janë përfshirë dhe për pasojë disa persona kanë marrë lëndime trupore.