Aksident trafiku në Gllarevë, goditet edhe një lopë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Gllarevë të komunës së Klinës.

Në aksidentin në fjalë janë përfshirë dy vetura të llojit ‘Mercedes’. E lënduar nga ky aksident ka mbetur një lopë, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet nëse kafsha ka arritur të mbijetojë përderisa dëmet materiale të veturave janë mjaft të mëdha.