Aksident trafiku në Fushë-Kosovë, përfshihen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Fushë-Kosovë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe që të dyja kanë pësuar dëme materiale.

Nuk dihet nëse si shkak i këtij aksidenti ka të lënduar, por në vendin e ngjarjes tashmë janë shkaktuar edhe kolona.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht tek semaforët në hyrje të Fushë-Kosovës.