Aksident trafiku në fshatin Mazgit – lëndohet një person (VIDEO)

Sot rreth orës 17:00, ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Mazgit, ku si pasojë, lëndime trupore ka marrë një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sipas të dhënave që kemi, aksidenti ka ndodhur afër fshatit Mazgit rreth orës 17:00, në mes të një kamioni dhe një veture”.

“Vozitësi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjence për trajtim mjekësor. Njësitë policore janë duke e trajtuar rastin”.

loading…