Aksident trafiku në Deçan, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë katër persona.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai theksoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura dhe një kamion.

Të lënduarit nga ky aksident janë dërguar në spitali rajonal në Pejë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë./Lajmi.net/